Reth Nesh

Disa fjalë për ne

Hotel Alpha ndodhet në perlën e Jugut të Shqipërisë, në qytetin e Sarandës ngjitur me rrugën kryesore. Në një vend shumë të përshtatshëm me një distancë 2 km nga qendra, i vendosur100 metra nga plazhet paqësore të me ujë kristal dhe perëndime të mrekullueshme të diellit.

Hoteli administrohet nga një familje e cila pëlqen të shërbejë, të mundësojë mysafirët e tyre të ndihen rehat si në shtëpinë e tyre. Dhomat janë të pajisura Led TV, frigorifer, kondicioner, Wi-Fi. Hoteli ka një restorant i cili shërben gatime të shijshme tradicionale lokale, ushqim deti si dhe gatime të kuzhinës mesdhetare.

Stafi i Hotel Alpha është gjithmonë në dispozicion për t'ju këshilluar dhe për t'ju dhënë ndihmë për ato që ju nevojiten. Ne ju mirëpresim të përjetoni pushime të paharrueshme relaksi dhe komoditeti të rrethuar nga mikpritja tradicionale shqiptare e cilesise më të lartë.

Facilitetet tona, si dhe shërbimi i duhur nga stafi ynë i përkushtuar, do t'ju bëjnë të shijoni çdo moment të qëndrimit tuaj në hotelin tonë.

Jeni te mirepritur!

Stafi Hotel Alpha

Restoranti Ynë

Ja çfarë shërbejmë për mysafirët tanë

Hoteli ynë ka një restorant me kuzhine mesdhetare i cili shërben gatime të shijshme tradicionale lokale si dhe gatime te ushqimeve te detit.

Restorant Alpha
sq